Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia i regjistron mbi 600 vdekje të reja nga COVID-19

Rusia ka regjistruar 613 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit, duke çuar kështu numrin e të vdekurve në 45.893.

Autoritetet kanë regjistruar në 24 orët e fundit 28.585 raste të reja me COVID-19, duke regjistruar në total mbi 2 milionë raste pozitive, raporton reuters.

Këto shifra janë cilësuar si rekord i ri në Rusi sa i takon numrit të vdekjeve.