Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë të enjten detaje për prodhimin e armëve të Rusisë.
Duke folur nga një samit në Kazakistan, Putini ka deklaruar se vendi i tij prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s dhe shtoi se në vitin 2025 prodhimi i tyre i raketave me rreze të gjatë do të rritet me 25-30%, raporton BBC.
Presidenti rus ka thënë gjithashtu se Rusia ka të gatshme për përdorim disa sisteme të tjera të ngjashme me Oreshnik, raketën e re balistike që përdori për të sulmuar Ukrainën javën e kaluar.
Në rast të përdorimit masiv të raketave Oreshnik në një goditje, fuqia e saj do të jetë e krahasueshme me përdorimin e armëve bërthamore, pohoi ai, duke shtuar se ata planifikojnë të vazhdojnë testet luftarake për raketën në përgjigje të "veprimeve të armikut".
Putini kërcënon t'i sulmojë qendrat vendimmarrëse në Kiev
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me 90 raketa dhe 100...-
Putini paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike
-
Njihuni me raketën e re ruse që është “10 herë më e shpejtë se zëri”
-
Putin: Testuam një raketë me rreze të mesme veprimi në Ukrainë
-
Putini urdhëron stërvitje masive të forcave bërthamore
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë