Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Soboyanin, ka thënë se një ndërtesë në kryeqendrën e Rusisë, e cila ishte në ndërtim e sipër, është goditur nga një dron, raporton BBC.
Ndërkohë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë është thënë se dy dronë, në qarqet Mozhaisk dhe Khimki të rajonit të Moskës, janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.
Nuk ka raportime për viktima dhe nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit.
Zyrtarët rusë e kanë shpjeguar si “një tentim tjetër të regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste”.
Ukraina zakonisht nuk komenton se kush qëndron prapa sulmeve brenda territorit rus.
Gjitha fluturimet nga aeroportet e Moskës janë pezulluar të mërkurën, një masë që vazhdimisht është marrë ditëve të fundit.
Edhe
Goditet me dron një ndërtesë në qendër të Moskës
Është nata e gjashtë rresht ku Moska po përballet me sulme ajrore.
Droni ka goditur një ndërtesë që është në ndërtim e sipër në kompleksin Moscow City. Droni kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur në ndërtesë. Disa dritare janë thyer në ndërtesën pesëkatëshe.
Bë reagim ndaj raportimeve për sulme me drone, Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka thënë se Washingtoni nuk inkurajon sulme me drone në Rusi.