Botë

Goditet me dron një ndërtesë në qendër të Moskës

Zyrtarët rusë kanë thënë se në një sulm me dron është goditur një ndërtesë në qendër të Moskës. Sipas tyrë shpërthimi është dëgjuar në tërë qarkun biznesro të kryeqytetit të Rusisë.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin ka thënë se mbrojtja ajrore e kishte rrëzuar dronin, por se copa të tij kishin nënë në Qendrën Expo të qytetit, shkruan BBC

Ky është sulmi i fundit në një seri të sulmeve ndaj kryeqytetit rus.

Videot e paverifikuara që janë publikuar në rrjetet sociale, tregojnë tym të dendur gri që ngrihet mbi Moskë.

Deri më tani ky sulm nuk është komentuar nga zyrtarët ukrainas.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 04:00 sipas orës lokale. Sipas Ministrisë nga njoftimet fillestare nuk janë raportuar viktima.