Drejtori i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB), Alexander Bortnikov, ka thënë të martën se SHBA-ja, Britania dhe Ukraina qëndrojnë prapa sulmit të së premtes në Moskë, në të cilin mbetën të vdekur më shumë se 130 persona, ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”.
Ukraina i ka mohuar akuzat e Rusisë se kishte gisht në sulmin për të cilin morën përgjegjësinë militantët e Shtetit Islamik.
Shtetet perëndimore kanë thënë se inteligjenca e tyre tregon se Shteti Islamik ishte përgjegjës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se sulmi terrorist është organizuar nga islamistët radikalë, mirëpo ka ripërsëritur se sulmuesit janë kapur duke tentuar që të iknin në Ukrainë.
Bortnikovi ka thënë po ashtu se numri i të përfshirëve në sulmin në sallën e koncertit mund të kalojë shifrën e 11.
-
Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur nga një sulm në Moskë, ISIS-i merr përgjegjësinë
-
Gjykata ruse akuzon katër persona lidhur me sulmin në Moskë
-
Rusia e bën fajtore SHBA-në për sulmin në sallën e koncerteve
-
Putini zotohet se do t’i gjejë përgjegjësit e sulmit të Moskës
-
Rusia pretendon se ka prova që sulmuesit e Moskës ishin financuar nga Ukraina