Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar të hënën se trupat ruse në Ukrainën lindore kanë kapur qytetin Kurakhove pas një beteje mujore, duke e shtuar qytetin e shkatërruar në listën e pushtimeve të Kremlinit gjatë luftës pothuajse trevjeçare.
Por forca ukrainase që mbron Kurakhove e hodhi poshtë pretendimin ndërsa pranoi se forcat ruse po sulmonin zonat urbane, raporton AP.
“Masat për të identifikuar dhe shkatërruar grupet sulmue4se të armikut që po përpiqen të depërtojnë në formacionet tona të betejës janë duke u zhvilluar”, ka thënë komanda ushtarake lokale në një postim në Telegram.
Pretendimi i Rusisë erdhi një ditë pasi ministria e saj e Mbrojtjes ka thënë se forcat ukrainase kishin kryer sulme të reja në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë.
Inaugurimi brenda dy jave i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ka sjellë një element të ri pasigurie dhe ka shkaktuar një përpjekje të madhe nga të dyja palët për të arritur përparim në fushën e betejës përpara çdo bisedimi të mundshëm paqeje.
LEXO EDHE:
-
Rusia pretendon se ia ka marrë nga kontrolli Ukrainës një fshat në rajonin e Kurskut
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut
-
Forcat ruse pranë marrjes së qytetit lindor ukrainas Pokrovsk, një fitore simbolike për Putinin
-
Ukraina e pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut
-
Rusia shënon përparim në Ukrainë pak para samitit Trump-Putin