Ushtria ruse, në rajonin e Kharkivit, po përdor raketat e saj më të fundit. Sipas një zyrtari të lartë të ushtrisë ruse, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë ruse TASS, bëhet fjalë për raketat TOS-2 Tosocka. Këto janë raketa termobarike ose siç njihen bomba me vakum.
Ato krijojnë shpërthime të mëdha duke e djegur gazin gjatë shpërthimeve, ndërsa thithin oksigjenin nga zonat ku bien raketat, raportoi BBC-ja.
Javën e kaluar, Ukraina akuzoi Rusinë për përdorimin e armëve termobarike, të njohura edhe si bomba vakum, qysh në ditën e gjashtë të agresionit.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Rusia ka konfirmuar më parë se po përdor raketat TOS-1 Soncepjok kundër objektivave ukrainase në Donbas, por jo edhe TOS-2 Tosocka.
-
Rusia dyshohet se ka përdorur sistemin e fundit të raketave kundër Ukrainës
-
Çfarë janë armët termobarike dhe si funksionojnë ato?
-
CNN sheh afër Ukrainës hedhësin rus të bombave me vakum
-
Rusia godet Ukrainën me raketën me kapacitet bërthamor, “Oreshnik”
-
Shpërthime në Rusi, Ukraina për herë të parë përdor raketat “Flamingo”