Rusia raportohet se ka gjuajtur sistemin e saj të fundit me raketa kundër objektivave ukrainase në zonën e Kharkivit.
Kështu ka thënë një zyrtar rus i sigurisë për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass, edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
TOS-2 Tosochka është një nga armët termobarike karburant-ajër e cila krijon shpërthime masive dhe privon këdo në zonën ku bie nga oksigjeni, shkruan BBC.
Ukraina ka larguar forcat ruse nga periferia e Kharkivit, i cili u vizitua të dielën nga presidenti Volodymyr Zelensky.
Më herët Rusia konfirmoi se po përdorte raketat TOS-1 Solntsepyok kundër objektivave në Donbas, ku forcat ukrainase janë nën bombardime të vazhdueshme dhe intensive.
TOS-1 është gjithashtu termobarik, me një distancë deri në 10 km. Prodhuesi Rostec i TOS-2 thotë se TOS-2 ka një rreze më të gjatë, shënjestrim më të mirë automatik dhe më shumë shkathtësi. Raketat TOS-2 transportohen në një kamion të blinduar, jo në një shasi tankesh.
-
Rusia pranon përdorimin e bombave me vakum në Ukrainë
-
Rusia godet Ukrainën me raketën me kapacitet bërthamor, “Oreshnik”
-
Zelensky: Ukraina ka goditur me sukses objektiva ruse me raketat “Long Neptune”
-
Ukraina shkatërron raketën ruse që u cilësua “e paprekshme” nga Putini
-
Rusia sulmon objektet e gazit të Ukrainës, një ditë para takimit Trump-Zelensky