Pothuajse 25.000 banorë të Khersonit dhe vendbanimeve përreth kaluan në bregun e majtë të Lumit Dnjepër, njoftoi një zyrtar i emëruar nga Rusia. Në një postim në Telegram, Kirill Stremousov tha se civilët po zhvendoseshin me dëshirë.
Zhvendosja po kryhet pasi autoritetet e emëruara nga Moska u thanë të gjithë banorëve të qytetit Kherson që të largoheshin "menjëherë" përpara avancimi të pritshëm nga trupat ukrainase. Autoritetet ruse u premtojnë udhëtim dhe akomodim falas atyre që largohen. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e atyre që tha se ishin njerëz që po largoheshin me varka.
Ndërkohë, një avion luftarak rus u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin siberian Irkuck të dielën, duke lënë të vdekur të dy anëtarët e ekuipazhit - incidenti i dytë në më pak se një javë në të cilin një avion luftarak u rrëzua në një zonë banimi. Qeveria lokale njoftoi se avioni ra në një ndërtesë private dykatëshe ku strehoheshin dy familje.