Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat ruse janë duke u larguar nga rajoni i Khersonit, për në anën tjetër të lumit Dnipro.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, lejtnant gjeneral Igor Konashnekov, ka thënë në paraqitjen e tij para mediave se largimi po ndodh, duke refuzuar që të përdor fjalën tërheqje dhe duke përdorur në vend të kësaj shprehjen “manovrim”, raportoi BBC-ja të enjten.
“Njësitë ruse janë duke zhvilluar një manovër në pozicionet e përgatitura paraprakisht në bregun e majtë të lumit Dnipro në përputhje të plotë me planin e miratuar", tha ai, duke iu referuar zonës rreth Khersonit në drejtimin Mykolaiv-Krivyi Rih.
Asnjë detaj i mëtejshëm nuk u dha dhe asnjë foto e ‘manovrimit’ të trupave nuk e shoqëroi njoftimin.