Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë të premten është prononcuar për vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO.
Kjo ministri konstaton me “keqardhje të thellë” se udhëheqja e tanishme e Malit të Zi dhe promotorët e saj perëndimor megjithatë “nuk kanë dëgjuar zërin e arsyes”, përcjell KP.
“Miratimi i akteve fundamentale që kanë të bëjnë me çështjet bazë të sigurisë nacionale përmes votimit të disa deputetëve, pa marrë mendimin e popullit të vendit, paraqet akt demonstrativ të shkeljes së të gjitha normave dhe parimeve demokratike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mali i Zi reagon ndaj kritikave të Rusisë
-
Mali i Zi pret ftesën e anëtarësimit nga NATO
-
Mali i Zi voton për Maqedoninë në NATO, deputetët proserbë e quajnë Xhaferin “terrorist”
-
Shkupi reagon ndaj Moskës për çështjen e emrit të Maqedonisë
-
Ligjvënësja ruse zgjerimin e NATO-s në Ballkan e sheh kërcënim për stabilitetin në rajon