Zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit, po minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon, ka thënë sot një ligjvënëse ruse.
Valentina Matviyenko, duke folur sot në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnje, veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, por po ashtu kritikoi aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar në aleancën ushtarake, transmeton agjencia Reuters.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne”, ka thënë Matciyenko, që është kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.
Maqedonia gjithashtu po tenton të bëjë “të njëjtin eksperimet të rrezikshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se “një hap i tillë çon drejt destabilizimit të situatës në rajon. Minon sistemin dhe sigurinë e Evropës”, ka thënë Matviyenko.
Qeveritë perëndimore vlerësojnë se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian janë mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan./REL
-
NATO për aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci: Janë kontribuuese për stabilitetin rajonal
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
-
Zgjerimi i BE-së nën presionin e sigurisë
-
Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian
-
Robertson: Siguria e Kosovës jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n