Sulmet ajrore ruse në Ukrainë e mbajtën gjysmën lindore të shtetit nën gatishmëri për më shumë se pesë orë, ka bërë të ditur ushtria e Ukrainës herët të dielën.
Sipas autoriteteve ukrainase, Moska ka nisur një valë të re sulmesh që synonin Kievin dhe qytete të tjera, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Armiku përdori edhe një herë dronët e tij kundër Kievit brenda natës”, ka deklaruar në Telegram, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.
“Dronët rusë hynë në kryeqytetin e Ukrainës në disa valë dhe nga drejtime të ndryshme”, ka shtuar ai.
Të gjitha armët ajrore u shkatërruan, teksa nuk ka raportime për dëme apo lëndime, sipas Popko.
Alarmet për sulm ajror për kryeqytetin dhe rajonin e tij u njoftuan tri herë gjatë natës.
Hennadii Trukhanov, kryebashkiak i portit të Odesës në Detin e Zi, ka thënë në Telegram se Rusia synoi qytetin jugor gjatë natës, me disa shpërthime të raportuara.
Nuk ka informacione për dëme apo të lënduar atje.