Rusia ka filluar një valë të re sulmesh në disa qytete në gjithë Ukrainën gjatë 24 orëve të fundit.
BBC-ja raporton se dronët dhe raketat goditën Kievin, Odesën, Dnipropetrovskin, Kharkivin dhe Lvivin në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sulmet brenda natës erdhën disa ditë pasi Ukraina goditi një anije luftarake ruse në portin e pushtuar të Krimesë, Feodosia.
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, tha se Rusia përdori raketa hipersonike, lundruese dhe balistike, përfshirë tipin X-22, të cilat është jashtëzakonisht e vështirë të kapen.
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në Telegram se shtatë persona janë shtruar në spital dhe se tre persona përfunduan nën rrënojat e një ndërtese. Ai tha se një stacion i metrosë që po vepronte si strehë nga sulmet ajrore u godit gjithashtu.
Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov tha se një person u vra dhe disa u plagosën në një seri sulmesh në qytet, të cilat sipas tij, dëmtuan edhe një spital dhe ndërtesa banimi.
Edhe
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
Në Odesa, kryetari i bashkisë së qytetit raportoi se një ndërtesë kishte marrë flakë pasi u godit nga mbeturinat e një droni të rrëzuar.
Autoritetet rajonale raportuan se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në Lviv.