Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia më shumë fitoi nga eksportimi i energjisë sesa shpenzoi për luftën në Ukrainë

Rusia më shumë ka fituar nga eksportet e energjisë elektrike në gjashtë muajt e parë të agresionit, sesa që ka shpenzuar për luftimet në Ukrainë.

BBC-ja raportoi të martën se sipas një studimi të kryer nga Qendra Finlandeze për Kërkimin e Energjisë, shitjet e energjisë ishin 158 miliardë euro, e kostot e luftës ndaj Ukrainës ishin 100 miliardë.

Në këtë studim u llogarit eksporti i naftës, gazit dhe qymyrit që nga 24 shkurti deri më 24 gusht. Blerësi më i madh rezulton të jetë Bashkimi Evropian, me gjithsej 85 miliardë euro. Blerësi i dytë, Kina, me 25 miliardë euro.

Edhe Gjermania është në mesin e vendeve që më së tepërmi ka blerë energji nga Rusia - 19 miliardë euro për gjashtë muaj.

Rusia, sipas BBC-së, po regjistron fitime rekorde nga lëndët djegëse, me gjithë rënien e vëllimeve të eksporteve.

U vlerësua se eksportet ruse në Evropë kanë rënë për shkak të sanksioneve. Rusia ndërkohë, e ka kërcënuar Gjermaninë se gjatë dimrit do t’ia ndalojë gazin.