Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania, blerësja më e madhe e energjisë nga Rusia pas fillimit të luftës

Fondet me të cilat Gjermania blen energjinë ruse janë pjesa më e madhe e të ardhurave në buxhetin e Rusisë në dy muajt e parë të luftës në Ukrainë. Kështu ka thënë një grup i pavarur kërkimor, shkruan Sky News.

Një studim i publikuar nga Qendra për Studimin e Energjisë dhe Ajrit të Pastër vlerëson se Rusia fitoi 62.5 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

Duke monitoruar trafikun e anijeve në kohë reale, studiuesit vlerësojnë se Gjermania i pagoi Rusisë rreth 9.1 miliardë euro për furnizimet me lëndë djegëse fosile gjatë dy muajve të parë të luftës.

Me këtë, Rusia pothuajse ka dyfishuar të ardhurat e saj nga shitja e lëndëve djegëse fosile në BE gjatë dy muajve të luftës në Ukrainë.

Në total për BE-në, importet kanë qenë rreth 44 miliardë euro në dy muajt e fundit, krahasuar me rreth 140 miliardë euro për të gjithë vitin e kaluar, ose rreth 12 miliardë euro në muaj.

Qeveria gjermane ka thënë se nuk mund të komentonte mbi të dhënat dhe nuk pranoi të jepte të dhënat e veta.

Artikuj të ngjashëm