Në Finlandë dhe në shtetet baltike ka pasur thirrje për qetësi pasi një dekret rus propozon rishikimin e kufijve të saj në Detin Baltik.
Presidenti finlandez, Alexander Stubb, ka deklaruar se reagimi i tepër do të ishte një gabim i madh, teksa ka shtuar se liderët politikë janë duke e shikuar situatën nga afër, raporton BBC.
Zyrtarë të shtetit të Letonisë kanë thënë se janë duke u munduar që ta sqarojnë situatën, derisa Lituania ka paralajmëruar se Kremlini ka për qëllim që të frikësojë fqinjët e tij me “një "provokim përshkallëzues të qëllimshëm".
Draft dekreti i ministrisë ruse të Mbrojtjes theksonte lëvizjen e kufijve detarë rreth ishujve rusë në Gjirin e Finlandës dhe rreth enklavës së Kaliningradit.
Dekreti u theksua për herë të parë të martën, kur agjencia ruse e lajmeve Tass dhe media të tjera raportuan mbi propozimin e saj për të rishikuar kufijtë e vjetër që datojnë nga epoka sovjetike, në janar të vitit 1985.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse drafti propozonte zgjerimin e kufijve të saj në ujërat finlandeze në ujërat baltike ose lituaneze pranë Kaliningradit.
Edhe
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
Megjithatë, ai do të kishte përfshirë territorin në Gjirin lindor të Finlandës, disa ishuj afër bregut finlandez dhe zona pranë dy qyteteve Baltiysk dhe Zelenogradsk në Kaliningrad.
Finlanda dhe shtetet baltike janë të gjitha anëtarë të BE-së dhe NATO-s dhe aleanca ushtarake është e përkushtuar të mbrojë kufijtë e tyre.
-
Stubb: S’pritet të ketë armëpushim së shpejti në Ukrainë
-
Presidenti i Finlandës: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë gatishmëri për ta luftuar Rusinë
-
Shefi i inteligjencës finlandeze bën thirrje për rritje të vigjilencës për shkak të Rusisë
-
Scholz: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s