Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka thënë se garancitë e sigurisë për Ukrainën, që po diskutohen në të quajturin “koalicioni i të vullnetshmëve” do t’i detyrojnë shtetet evropiane të nënshkruajnë edhe zotimin se do ta luftojnë Rusinë nëse Moska nis sulm ushtarak ndaj Ukrainës në të ardhmen.
“Garancitë e sigurisë në thelb janë një pengesë. Kjo pengesë duhet të jetë e besueshme dhe që të jetë e besueshme duhet të jetë e fortë”, ka thënë ai për “The Guardian” nga Helsinki para nisjes për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai ka deklaruar se garancitë do të hynin në fuqi pas arritjes së një marrëveshjeje në të ardhmen mes Ukrainës dhe Rusisë, por ka insistuar se Rusia nuk duhet të ketë veto mbi të.
“Rusia nuk ka absolutisht asnjë të drejtë në vendimet sovrane të një shteti të pavarur... prandaj për mua nuk është çështje nëse Rusia pajtohet apo jo. Sigurisht se s’do të pajtohen, por kjo nuk është çështja”, ka thënë ai.
Muajin e shkuar, presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha gazetarëve se 26 shtete janë zotuar të jenë pjesë e “forcës së sigurisë” në Ukrainë, e se disa janë zotuar edhe për prani në tokë, det e ajër.
Por në Kiev kanë kërkuar përkushtime konkrete. I pyetur nëse garancitë do të nënkuptonin që shtetet evropiane duhet të jenë të gatshme të përballen ushtarakisht me Rusinë në rast të një agresioni të ri mbi Ukrainën, Stubb ka thënë shkurt se “kjo është ideja e garancive të sigurisë”.
-
Stubb: S’pritet të ketë armëpushim së shpejti në Ukrainë
-
Duhet të bëjmë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
-
Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë
-
Zelensky: Aleatët nuk kanë dhënë garanci të qarta sigurie
-
Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të përfshijnë angazhime të detyrueshme, thotë dokumenti