Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ka bërë gati 70 për qind të kapaciteteve ushtarake

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se Rusia ka tubuar 70 për qind të kapaciteteve të nevojshme ushtarake për pushtimin e plotë të Ukrainës gjatë javëve të ardhshme, raporton agjencia AP.

Toka pritet të jetë e akullt nga mesi i muajit shkurt, duke ia mundësuar Moskës që të sjellë më shumë armatim të rëndë.

Rusia besohet se ka tubuar më shumë se 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën, mirëpo ka mohuar planet për pushtimin e ish-shtetit sovjetik.

Artikuj të ngjashëm