Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia fokuson luftën në lindje të Ukrainës, thonë nga ushtria ruse

Shefi i ushtrisë ruse ka thënë se Rusia tani do t’i përqendrojë përpjekjet e saj kryesore të luftës në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës, Donbas, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria, të premten.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Rusia ka konsideruar dy opsione për “operacionin special ushtarak” – një që mbulon të gjithë Ukrainën dhe një që fokusohet në Donbas.

Komentet kanë lënë të kuptohet për një rënie të mundshme të synimeve të Rusisë për luftën. Forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fuqishme në veri të Ukrainës dhe përreth Kievit.

Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, ka thënë se 93% e rajonit të Luhanskut dhe 54% e Donetskut ishin nën kontrollin rus.

Rusia kishte shkatërruar shumicën dërrmuese të forcave ajrore dhe marinës së Ukrainës, dhe kjo shënoi fundin e suksesshëm të fazës së parë të konfliktit, shtoi ai.

Edhe Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut Botë Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet ukrainase që ishin bllokuar dhe tha se Rusia do të reagonte menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën – diçka që presidenti Volodymyr Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.

Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin e saj derisa objektivat e vendosura nga Putini të arrihen.