Komiteti hetimor i Rusisë e cilësoi shpërthimin në Kerç të Krimesë si një sulm terrorist.
Përfaqësuesja zyrtare e komitetit Svetlana Petrenko tha se procedimet penale kanë filluar në lidhje me shpërthimin në Kolegjin në Kerç.
Nënkryetari i Gardës Ruse Sergei Melikov e quajti shpërthimin një sulm terrorist, transmeton kp.
“Shkaku është shpërthimi i një pajisjeje shpërthyese”, tha ai.
Më herët u tha se shpërthimi ka ndodhur në një restorant si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Komiteti Kombëtar Antiterrorizëm ka bërë të ditur se në këtë sulm 13 vetë u vranë, ndërsa 50 u plagosën.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të vdekur nga shpërthimi në një shkollë në Krime
-
Raportohen mbi 100 të zhdukur, frikë për rritje të viktimave nga sulmi në Moskë
-
Shkon në 133 numri i të vdekurve në Rusi
-
Dy të vdekur në urën e Krimesë, Rusia e quan incident
-
Rusia arreston tetë persona për shpërthimin e urës që lidh Rusinë me Krimenë