Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

10 të vdekur nga shpërthimi në një shkollë në Krime

Nga shpërthimi në një shkollë në gadishullin e Krimesë, respektivisht në qytetin Kerch, 10 persona kanë vdekur derisa mbi 50 janë lënduar.

Mediat ruse kanë raportuar se shpërthimi ndodhi shkaku i rrjedhjes së gazit. Shkolla në të cilën ndodhi shpërthimi është kolegj teknik i cili ofron trajnime për adoleshentët, transmeton KTV.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov ka njoftuar se nuk përjashtohet mundësia se ky sulm ishte terrorist. Në anën tjetër presidenti rus ka urdhëruar shërbimin inteligjent dh agjencitë tjera që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm që të zbulohet se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Sipas dëshmitarëve në vend të ngjarjes shpërthimi ndodhi në mensën e qendrës arsimore.