Shtatë persona kanë vdekur, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, pasi një raketë ruse ka goditur një teatër në qytetin verior ukrainas Chernihiv të shtunën në mëngjes, raporton BBC.
15 fëmijë janë në mesin e 144 të lënduarve, raportojnë autoritetet ukrainase. Të paktën 25 persona gjenden në spital.
Në mesin e viktimave ishin persona që po festonin një festë ortodokse në një kishë.
Sheshi kryesor dhe një ndërtesë e universitetit po ashtu u dëmtuan në sulm.
Kombet e Bashkuara e kanë quajtur këtë sulm “të neveritshëm”, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar një reagim të vendosur nga ushtarët ukrainas për “sulmin terrorist”.
Chernihiv gjendet 50 kilometra në jug të kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë.
-
Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv
-
Fëmijë mes tre të vrarëve nga sulmet me raketa ruse pranë Kievit
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
-
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi në Lviv, prej tyre tre fëmijë
-
Rusia godet një kënd lojërash, një fëmijë në mesin e të vrarëve