Rusia e ka bllokuar marrëveshjen mbi dokumentin përfundimtar të një rishikimi katër-javor të traktatit të OKB-së, i konsideruar si guri themeltar i çarmatimit bërthamor, i cili kritikoi marrjen e saj ushtarake të centralit bërthamor më të madh në Evropë menjëherë pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën, akt që ka rritur frikën e një aksidenti bërthamor.
Igor Vishnevetsky, zëvendësdrejtori i Departamentit kundër përhapjes së armëve bërthamore i Ministrisë së Jashtme ruse, ka thënë në takimin e vonuar përfundimtar të konferencës për shqyrtimin e Traktatit 50-vjeçar kundër përhapjes së armëve bërthamore se fatkeqësisht nuk ka konsensus për këtë dokument.
Ai këmbënguli se shumë vende - jo vetëm Rusia - nuk ishin dakord me “një mori çështjesh” në draftin e fundit prej 36 faqesh.
Dokumenti kishte nevojë për miratim nga 191 vendet të cilat janë palë në traktatin që synon frenimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe përfundimisht arritjen e një bote pa to.
Ambasadori argjentinas Gustavo Zlauvinen, president i konferencës, tha se drafti përfundimtar përfaqësonte përpjekjet e tij më të mira për të adresuar pikëpamjet e ndryshme dhe pritshmëritë e palëve për një rezultat progresiv.
-
OKB-ja i kërkon Rusisë që t’ia kthejë Ukrainës termocentralin bërthamor
-
Rusia kërkon ndalimin e armëve në hapësirë pasi i kishte vënë veto një drafti të ngjashëm në OKB
-
Rusia i vë veto rezolutës që ndalon garën e armëve në hapësirë
-
Putini nënshkruan ligjin që tërheq Rusinë nga Traktati për ndalimin e testeve bërthamore
-
Rusia shqetëson Perëndimin me testimin e raketës bërthamore