Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia shqetëson Perëndimin me testimin e raketës bërthamore

Rusia ka publikuar pamjet e testimit të raketës bërthamore të mërkurën.

Ushtria ruse ka kryer simulimin e sulmit bërthamor në stërvitjet të cilat i ka mbikëqyrur presidenti rus, Vladimir Putin.

Këto ushtrime janë kryer vetëm pak orë pasi Dhoma e ulët e Dumës ruse anuloi ratifikimin e marrëveshjes së Rusisë për ndalimin e testeve bërthamore.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se raketa kishte kapacitet të lartë.

Putini ka thënë se tërheqja nga traktati për ndalimin e testeve bërthamore është pasqyrim i qëndrimit të SHBA-së, e cila e ka nënshkruar traktatin, por nuk e ka ratifikuar.

Me këtë traktat të vitit 1996 ndalohen shpërthimet bërthamore, por nuk ishte realizuar kurrë plotësisht.

Edhe Putini urdhëron stërvitje masive të forcave bërthamore Botë Putini urdhëron stërvitje masive të forcave bërthamore

Përveç SHBA-së, traktati nuk është ratifikuar as nga Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Izraeli, Irani dhe Egjipti.

Ka shqetësime se Rusia do të vazhdojë testimet bërthamore për të dekurajuar Perëndimin në përkrahjen ushtarake për Ukrainën.