Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin pretendon se Rusia ka kryer test të suksesshëm të raketës lundruese me energji bërthamore

Rusia ka kryer një “testim përfundimtar të suksesshme” të një rakete lundruese me energji bërthamore, pretendon presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton “BBC”.

Komentet e Putinit kanë ardhur pasi zëdhënësi i tij kishte mohuar një raport të “New York Times” se testimi i armës, së njohur si “Burevestnik”, do të bëhet së shpejti.

Arma eksperimentale, për të cilën është njoftuar së pari në vitin 2018, u tha se ka një rreze potencialisht të pakufizuar veprimi.

Pak dihet zyrtarisht për aftësitë e kësaj arme dhe ka raportime se testimet e mëparshme kishin dështuar.

Nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në lidhje me testimin.

Edhe Putini njofton testimin e dronit nënujor me energji bërthamore Botë Putini njofton testimin e dronit nënujor me energji bërthamore

Mirëpo, imazhet satelitore të muajit të kaluar lënë të kuptojnë se Rusia së fundi ka ndërtuar një kompleks të ri në një ishull në Arktik, ku në të kaluarën kryheshin testet nukleare nga sovjetikët.

Imazhet treguan punën që po bëhej në “Novalya Zemlya”, një ishull në veri të Detit Barents.

“Tani praktikisht kemi përfunduar punën për llojet e armëve moderne, për të cilat kam folur dhe për të cilat kam njoftuar disa vjet më parë”, tha Putin të enjten nga Sochi. “Një test i fundit i suksesshëm për Burevestnikun është mbajtur – një raketë lundruese me fuqi nukleare e me rreze globale veprimi”.

Raketa, me emrin e koduar “Skyfall” nga NATO, thuhet se është me reaktor bërthamor, që aktivizohet pasi përforcuesit e raketave me lëndë djegëse e lëshojnë atë në ajër.

Putini ndërkohë ka thënë se pothuajse është përfunduar edhe një raketë balistike ndërkontinentale e quajtur Sarmat.

Pavarësisht këtyre, Putin tha se Rusia nuk ka plan ta ndryshojë “doktrinën e saj nukleare”.

Edhe Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik” Botë Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”

Ai tha se Rusia nuk është nën kërcënim dhe “asnjë person me mendje të shëndoshë nuk do ta mendonte një sulm raketor kundër Rusisë”.

Gjatë takimit Putin tha se Rusia mund të tërhiqet nga ratifikimi i Traktatit të Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore të bërë në vitin 1996. Putin tha se SHBA-ja e nënshkroi këtë traktat, por nuk e ratifikoi dhe se Rusia mund të veprojë ngjashëm.

Po ashtu në Sochi, Putin edhe foli për rrëzimin e aeroplanit në gusht ku vdiq shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Putin tha se “rrëzimi i aeroplanit nuk ishte shkaktuar nga një ndërhyrje e jashtme”, si shembull sulm me raketave.

Ai tha se Prigozhini dhe tjerët që vdiqën në aksident kishin “fragmente të granatës së dorës” në trupat e tyre.

“Kreu i Komitetit të Hetimeve ma raportoi këtë dje”, tha Putin.

Edhe Putini paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike Botë Putini paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike

Ai nuk shpjegoi se si ka mundur të shpërthejë granata e dorës në aeroplan, por tha se hetuesit duhet të kishin kryer edhe teste të alkoolit dhe drogës në trupat e viktimave.

Ende nuk është publikuar ndonjë raport i qartë për shkakun e rrëzimit të aeroplanit.