Rusia duhet “të përfitoj” nga krizat në Turqi pas tërmeteve dhe të aneksojë disa nga territoret, ka thënë ish-politikani rus, Semyon Bagdasarov.
Në një video të publikuar nga një këshilltar qeveritar i Ukrainës, Bagdasarov shihet duke folur për “situatën e vështirë” në Turqi tani, raportoi skynews.
Ai sugjeron se rusët duhet të “ngrenë forcat të caktuara në Turqi” dhe t’ia kthejë Rusisë Kostandinopojën (tani Stambolli), duke shtuar se qyteti “historikisht na përket ne”.
“Le të përfitojmë nga kjo, ata kanë një krizë”, thekson ai.
“Faleminderit Zotit që ata kanë një krizë. Kriza duhet të përfundojë me kolapsin e Turqisë dhe aneksimin e atyre territoreve për ne”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-komandanti çeçen i kërkuar për krime lufte, shfaqet nga zonat e tërmetit në Turqi
-
Erdogan: Propozimi i Rusisë për bisedime të reja në Stamboll rrit shpresat për paqe
-
Lavrov sugjeron se Stambolli mund të jetë vendtakimi për rundin e dytë të bisedimeve Rusi-Ukrainë
-
Erdogan kërkon armëpushim në Ukrainë e mobilizim për dërgimin e ndihmave në Gazë
-
Turqia e gatshme të presë negociatat Rusi-Ukrainë, thotë Erdogan