Një ish-komandant çeçen i kërkuar nga Ukraina për krime lufte të kryera vitin e kaluar, po drejton përpjekjet ruse për ndihmë pas tërmetit në Turqi.
Daniil Martynov ishte në disa lokacion në Ukrainë vitin e kaluar në javët e para të pushtimit rus. Ai mendohet se është i afërt me liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe është parë në disa video me të, raportoi CNN.
Në ditët e fundit, ai ka dhënë intervista për mediat ruse nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, pasi u caktuar vjet si këshilltar në Ministrinë e Situatave Emergjente.
Autoritetet po punojnë për të shpëtuar të mbijetuar nga rrënojat e tërmetit 7.8 ballë që goditi të hënën. Dhjetëra shtete kanë dërguar trupa për të ndihmuar në përpjekje, përfshirë Kosovën.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se Martynov ka kryer krime serioze lufte në qytetin Borodianka.
-
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov akuzon ligjvënësit rusë për komplot për ta vrarë
-
Putini zhvillon vizitë të papritur në Çeçeni
-
Lideri çeçen takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë
-
“Rusia duhet të përfitojë nga kriza e tërmetit në Turqi dhe ta pushtojë Stambollin”
-
Çeçenia premton se do të ndihmojë Rusinë në luftën kundër Ukrainës