Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit, Ramazan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçen në Ukrainë do të ndihmojnë Moskën “të luftojë deri në fundin fitimtar”.
Gjatë një vizite në Kremlin të hënën, Kadyrov i raportoi Putinit se “ne në Çeçeni po ecim shumë mirë, falë jush”, shkruan CNN.
Kadyrov i tha presidentit rus: “Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjithë urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij”.
Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë. Ai drejton forcat të konsiderueshme paraushtarake që megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë – kanë besnikëri personale ndaj tij.
-
Kadyrov: Rusia duhet të luftojë në Ukrainë deri në fund
-
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov akuzon ligjvënësit rusë për komplot për ta vrarë
-
Putini zhvillon vizitë të papritur në Çeçeni
-
Lideri çeçen takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë
-
Kadyrov kërcënon Poloninë: Po sikur të vazhdojmë denazifikimin në vendin tjetër?