Ambasadori rus në Liban ka thënë se çdo raketë amerikane që lëshohet në drejtim të Sirisë do të shkatërrohet me gjithë vendin e lëshimit.
Alexander Zasypkin në një emision televiziv, ka thënë se po u referohej deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin dhe shefit të stafit të tij.
“Nëse ka një sulm nga amerikanët atëherë... raketat do të rrëzohen, madje edhe burimi prej nga vijnë ato”, ka thënë ai për al-Manar TV.
Ai gjithashtu ka thënë se “një përballje duhet të përjashtohet, për këtë shkak jemi gati për bisedime”.
Duke iu përgjigjur komenteve të ambasadorit rus, gjenerali Richard Barons, i cili u priu forcave të përbashkëta të Britanisë së Madhe nga viti 2013 deri më 2016, ka thënë se shpreson që ambasadori ka zgjedhur fjalët e duhura për këtë rast.
“Shpresoj se ambasadori ka zgjedhur fjalët me kujdes sepse po thotë se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë kundër armëve kimike, jo vetëm që do të rrëzojnë ato, sepse kanë aftësi për ta bërë, por nuk do të kenë sukses total – ndërsa kur tha fjalët ‘platformat e lansimit’, ai po thotë se do të tentojmë të fundosim anije, nëndetëse dhe luftanije – kjo është luftë”, ka thënë Barons për BBC-në.
-
Trump i kundërpërgjigjet Rusisë: Përgatitu për raketa në Siri
-
Putini paralajmëron SHBA-në lidhur me ndihmën për Ukrainën
-
Irani do t’i dërgojë Sirisë raketa e dronë, Assadi zotohet se do t’i shtypë rebelët
-
Moska thotë se do të përgjigjet nëse Ukraina e godet Rusinë me raketa amerikane
-
Putin: SHBA-ja gaboi me raketat ATACMS që ia dha Ukrainës, s’do të ketë ndryshime në front