Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj dorëzimit të raketave me rreze të gjatë veprimi ATACMS në Ukrainë, duke e cilësuar një gabim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sigurisht, ne do të jemi në gjendje t'i zmbrapsim këto sulme (raketat ATACMS). Lufta është luftë. Gjëja më e rëndësishme është se ajo nuk do të ndryshojë situatën në front”, ka thënë Putin gjatë një konference në Kinë.
Putin beson se dërgimi i raketave nga amerikanët në Ukrainë është “gabimi” i tyre [SHBA-së], sepse zgjat “agoninë e Ukrainës”:
Më 17 tetor, The Wall Street Journal raportoi se gjatë ditëve të fundit, SHBA-ja ka dërguar në mënyrë të fshehtë “numër të vogël” raketash ATACMS me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë dhe forcat e mbrojtjes ukrainase i kanë përdorur tashmë ato për të sulmuar dy aeroporte të okupuara, Luganskun dhe Berdyanskun.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se forcat raketore dhe artileria ukrainase goditën dy helikopterë rusë në vendet e tyre të uljes, një pikë magazinimi të municioneve dhe një automjet artilerie që i përkisnin rusëve.
-
Rusia thotë se Ukraina e ka sulmuar sërish me ATACMS, premton hakmarrje
-
Putin: Testuam një raketë me rreze të mesme veprimi në Ukrainë
-
Ukraina ka sulmuar Rusinë me raketa amerikane, thotë Kremlini
-
Ukraina ka përdorur raketat me rreze të gjatë për ta sulmuar një stacion radari rus
-
Moska thotë se do të përgjigjet nëse Ukraina e godet Rusinë me raketa amerikane