Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë njoftuar se kishin marrë pjesë në një tjetër shkëmbim të të burgosurve, me 50 ushtarakë që ktheheshin në shtëpi nga secila anë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet ku shiheshin të burgosurit rusë të shkëmbyer të hipnin në autobusë dhe u shpërndaheshin sende nga zyrtarët.
Kreu i Administratës Presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak, gjithashtu, i ka publikuar pamjet në kanalin e tij Telegram të atyre që ai tha se ishin të burgosur ukrainas.
Ata u panë të ulur në një automjet duke kënduar himnin kombëtar të vendit ndërsa po transportoheshin në shtëpi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë trupa të ushtarëve të vrarë
-
Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e sëmurë dhe të plagosur
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë edhe nga 303 të burgosur të tjerë