Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bombardon qytetet ukrainase pak orë para bisedimeve të paqes

Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën dy persona janë vrarë në Zaporizhzhia si pasojë e një sulmi rus të martën në mbrëmje, sipas administratës ushtarake rajonale.

Autoritetet lokale kanë thënë se një vajzë 18-vjeçare dhe një djalë u vranë kur dronët rusë goditën një zonë banimi të qytetit.

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, janë plagosur.

Videoja e ndarë nga administrata ushtarake rajonale tregon vetura të djegura dhe ambiente banimi të dëmtuara.

Rusia ka goditur gjithashtu qytetin portual të Odesës në Detin e Zi gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën civile. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, një person është plagosur.

Edhe Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur Botë Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur

Pas një viti përpjekjesh, administrata Trump është ende duke kërkuar një zgjidhje për çështjet kryesore, si atë për territorin, teksa një zgjidhje gjithëpërfshirëse duket e largët. 

Bisedimet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, janë planifikuar për të mërkurën dhe të enjten.