Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bombardoi Rusinë

Raketa X-59

Raketa X-59 me të cilën Rusia bombardoi territorin e vet

Forcat ajrore të Rusisë hodhën raketë masive në territorin e saj në fillim të këtij muaji, sipas një raporti të medias së pavarur ruse “Astra”, shkruan “Politico”. Ende s'dihet se a ka qenë e qëllimshme. 

Javën e kaluar, forcat ajrore ruse “hodhën” një raketë X-59 në rajonin e Belgorodit, 92 kilometra nga kufiri me Ukrainën, brenda territorit të vet.

“Ushtria më pas e shkatërroi [raketën]. Nuk ka pasur viktima”, ka raportuar “Astra”.

Në përgjithësi, të paktën 21 bomba ajrore të ushtrisë ruse kanë rënë në Rusi ose në territoret e okupuara të Ukrainës vetëm në mars dhe prill.

“Nuk ka përgjigje të saktë pse kjo vazhdon të ndodhë”, shkruan media ruse.

Më 2 prill, një avion bombardues rus hodhi eksploziv pranë stacionit hekurudhor në Rubizhne, një qytet në pjesën e pushtuar të rajonit të Luhanskut.

Edhe Pesë të vdekur nga një sulm në Belgorodin rus Botë Pesë të vdekur nga një sulm në Belgorodin rus

“S’është raportuar për viktima, të mbijetuarit u evakuuan", pati thënë në një deklaratë Artem Lysohor, kreu i administratës ushtarake të Ukrainës në rajonin e Luhanskut.

Më 20 prill të vitit të kaluar një bombë ajrore ruse ra në qendër të Belgorodit [qytet rus]. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë në një deklaratë se “gjatë fluturimit të avionit Su-34 të Forcave Ajrore mbi qytetin e Belgorodit, ndodhi rënie e pazakontë e municioneve të aviacionit”.