Rusia lëshoi tjetër breshëri të madhe raketash dhe dronësh kundër Ukrainës të shtunën, sulmi i katërt i tillë që nga 29 dhjetori.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi rus përbëhej nga 40 armë sulmuese, duke përfshirë raketa lundrimi, aerobalistike, balistike, avionë, raketa të drejtuara kundërajrore si dhe UAV-të goditëse, shkruan CNN.
Ukraina arriti të rrëzonte tetë raketa, bënë të ditur autoritetet ukrainase teksa deklaruan se mbi 20 armë të sulmit ajror nuk arritën objektivat e tyre për shkak të kundërmasave të gjera të luftës elektronike.
Paralajmërimet për sulm ajror dhe mbrojtja u aktivizuan në të gjithë vendin. Pati ndikime në disa rajone, duke përfshirë qytetin Chernihiv në Ukrainën veriore dhe Dnipro në lindje.
Në Chernihiv, fragmentet e raketave shkaktuan dëme në ndërtesat e banimit të civilëve teksa thuhet se nuk ka persona të lënduar.
Në Dnipro, pati goditje në qytet, sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit ku as këtu nuk pati të lënduar.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se breshëria ajrore të shtunën e arriti qëllimin e saj dhe goditi objektet e kompleksit industrial ushtarak ukrainas.