Rusia ka lëshuar 122 raketa dhe dhjetëra dronë kundër objektivave ukrainase, thanë zyrtarët të premten, duke vrarë të paktën 30 civilë në të gjithë vendin. Këto sulme u quajtën breshëria më e madhe ajrore e luftës.
Të paktën 144 persona u lënduan dhe një numër mbetën nën rrënoja gjatë sulmeve rreth 18 orëshe, thanë zyrtarët. Një maternitet, blloqe apartamentesh dhe shkolla ishin ndër ndërtesat e raportuara të dëmtuara në të gjithë Ukrainën, raportoi AP.
Në Kiev, xhamat e thyer mbuluan rrugët e qytetit. Sirenat e sulmit ajror dhe të shërbimit të urgjencës u lëshuan.
Në Poloni autoritetet thanë se një raketë ruse kishte hyrë në hapësirën ajrore të saj.
Artikuj të ngjashëm