Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, e ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në rajonin e Nagorno-Karabakh, Armeni. Shoigu akuzat i bëri në një bisedë telefonike me homologun e tij azer, Zakir Hasanov të shtunën, shkruan AFP.
Shoigu bisedoi me Hasanovin pasi Armenia akuzoi Azerbajxhanin për dërgimin e trupave në dy fshatra të Nagorno-Karabakh.
Sipas palës armene, trupat e Azerbajxhanit kërkuan të merrnin fshatin Parukh, gjë që disa thonë se ia dolën. Një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit, e cila garantohet nga Rusia. Azerbajxhani i mohoi akuzat.
Marrëveshja e armëpushimit mes Bakut dhe Jerevanit u ndërmjetësua nga Moska pas një konflikti të përgjakshëm të armatosur 44-ditor që filloi në shtator 2020. Marrëveshja e armëpushimit i ktheu një pjesë të territorit Azerbajxhanit, të cilin armenët de facto e kishin kontrolluar që nga vitet 1990. Paqeruajtësit rusë janë vendosur përgjatë vijës së kontaktit.
Ndërsa njihet ndërkombëtarisht si pjesë de jure e Azerbajxhanit, pjesa më e madhe e Artsakhut administrohet nga një qeveri që është besnike ndaj Jerevanit dhe përfshin shumë armenë etnikë. E vetmja lidhje tokësore me Armeninë, megjithatë, është i ashtuquajturi korridori Lachin, i kontrolluar tani nga paqeruajtësit rusë sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.
-
Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan
-
Azerbajxhani vazhdon veprimet ushtarake në Nagorno-Karabakh për ditën e dytë me radhë
-
Rusia për konfliktin në Nagorno-Karabakh: Po përpiqemi ta stabilizojmë situatën
-
Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
-
Rreziku për një luftë të re