Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusëve do t’iu ndalohet blerja e pronave në Finlandë

Finlanda

Qeveria e Finlandës e ka në plan t’ua ndalojë shumicës së qytetarëve rusë që të blejnë prona në shtetin nordik, si përpjekje për ta mbrojtur sigurinë kombëtare, ka thënë të hënën ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Marrëdhëniet mes Finlandës dhe Rusisë janë zbehur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, çka e ka shtyrë Helsinkin t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s.

Propozimi për ndalimin e blerjen e pasurive të paluajtshme nuk do të vlejë për qytetarët me shtetësi të dyfishtë dhe rusët me vendbanim të përhershëm në Finlandë ose në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Ky propozim është subjekt i konsultimeve të ekspertëve përpara një votimi të mëvonshëm nga parlamenti.

“Rregulloret kanë për qëllim parandalimin e ndikimeve të mundshme armiqësore kundër Finlandës”, ka thënë Hakkanen në një konferencë shtypi.

Edhe Suedia po dërgon avionë dhe anije luftarake në Finlandë. Pse? Botë Suedia po dërgon avionë dhe anije luftarake në Finlandë. Pse?

Finlanda veçse është duke i mbikëqyrur rreth 3500 prona me pronarë rusë në vend, ka shtuar ministri.

Helsinki zyrtar ka kërkuar për disa kohë t’i kufizojë blerjet e pronave nga qytetarët rusë pranë vendndodhjeve strategjike, duke i ndaluar tri në tetorin e vitit të kaluar dhe tri të tjera në janar të këtij viti.