Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusët marrin nën kontroll 42 fshatra në Donetsk

Forcat ruse kanë pushtuar të enjten 42 fshatra në rajonin lindor të Donetskut, ka thënë një ndihmës i shefit të shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky për televizionin kombëtar, raportoi BBC-ja.

Por ndihmësja e tij, Olena Symonenko tha se forcat ukrainase mund t'i "fitojnë përsëri nesër” fshatrat e pushtuara.

Rusia po vazhdon ofensivën e saj në Donbas, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku, duke u përpjekur të zgjerojë kontrollin e saj në rajonet lindore.

Një institut amerikan i Mbrojtjes tha se forcat ruse kanë arritur fitore të vogla të mërkurën, duke marrë pjesë të qyteteve kryesore të vijës së frontit, Rubizhne dhe Popasna.