Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zmbrapsja ruse, Ukraina po i çliron me radhë qytezat e qytetet kufitare

Forcat ukrainase kanë kthyer edhe më shumë kontroll territori nga Rusia ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre, ka thënë presidenti i vendit.

Volodymyr Zelensky tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se gjashtë mijë kilometra katrorë nga kontrolli rus në shtator, në lindje dhe në jug të vendit.

Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Harkivit, në atë që ekspertët ushtarakë po e vlerësojnë përparim vendimtar në luftë.

Moska e përshkruan tërheqjen e trupave nga rajoni ditëve e fundit si "rigrupim" me synimin për t'u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donnjeck në lindje të Ukrainës.

Ky pretendim është marrë me tallje edhe në Rusi, me shumë përdorues të mediave sociale atje që e përshkruan tërheqjen e deklaruar si "të turpshme".

Edhe Ukraina synon lindjen pas përparimeve nga një kundërofensivë Botë Ukraina synon lindjen pas përparimeve nga një kundërofensivë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se forcat ukrainase kanë shënuar "përparim të rëndësishëm" në kundërsulmin e tyre, por shtoi se ishte shumë herët për të parashikuar rezultatin.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt. Rusia ende mban rreth një të pestën e vendit. Mediat më të mëdha botërore, si televizioni CNN, kanë raportuar për zemërim në mesin e aleatëve të afërt të Putinit pas dështimeve të njëpasnjëshme të ditëve të fundit.

Kundërofensiva duket se është ndërmarrë shpejt. Presidenti Zelensky ka thënë se deri të enjten trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e më shumë se një mijë kilometrave deri të dielën, porse shifra është trefishuar të dielën.

Ai ka falënderuar brigadat ukrainase të përfshira në kundërsulme, duke i përshkruar si “heronj të vërtetë”.

Ukraina nuk ka paraqitur ndonjë listë të qyteteve dhe qytezave të çliruara.

Një këshilltar i Zelenskyt ka thënë se Ukrainës i duhen më shumë armë nga Perëndimi, duke vlerësuar se armatimi i avancuar është kritik për mbrojtjen ajrore ukrainase dhe civilët në zonën e konfliktit.

Edhe Ukraina po i çliron qytetet në kufi me Rusinë Botë Ukraina po i çliron qytetet në kufi me Rusinë

Kievi i druan hakmarrjes ruse nga ajri pas dështimeve të ditëve të fundit. Qeveria e Ukrainës paralajmëron ashpërsim të luftimeve në rajonin e Donbasit.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se po vë në shënjestër civilët, duke e quajtur pushtimin e Ukrainës si “operacion special” të Ushtrisë së saj kundër shtetit të pavarur fqinj.