Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Kemi rimarrë më shumë se 1.000 km katrorë territor

Zelensky

Ukraina pretendon se ka rimarrë më shumë se 1,000 km katrorë territor në jug dhe lindje të saj, nga Rusia javën e fundit.

Presidenti, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zona është "çliruar" si pjesë e një kundërofensive që nga 1 shtatori, raportoi BBC-ja të premten.

Më shumë se 20 fshatra në rajonin e Kharkiv janë rimarrë, ka shtuar Zelensky.

Forcat ruse kanë kundërshtuar disa nga përparimet, të cilat nëse konfirmohen do të shënonin një fitore të rëndësishme për Ukrainën.

“Kievi ka çliruar ‘dhjetëra vendbanime’ pranë rajonit verilindor të Kharkiv deri më tani këtë muaj”, tha presidenti Zelensky në fjalimin e tij të natës të enjten.

Në një postim të veçantë në Facebook, ushtria e Ukrainës pretendoi se vetëm në tre ditët e fundit trupat e saj kishin avancuar 50 km. Nëse verifikohet, kjo do të shënonte lëvizjen më të shpejtë të vijës së frontit që nga tërheqja e shpejtë e forcave ruse nga pozicionet përreth kryeqytetit, Kiev, në mars.

Edhe Zmbrapsja ruse, Ukraina po i çliron me radhë qytezat e qytetet kufitare Botë Zmbrapsja ruse, Ukraina po i çliron me radhë qytezat e qytetet kufitare

Ofensiva në jug-lindje të Kharkiv do të sillte gjithashtu trupat e Ukrainës më afër rajonit lindor të Donetskut, mbi të cilin Rusia ka mbajtur kontroll të konsiderueshëm ushtarak që nga fillimi i luftës, gjashtë muaj më parë.

Kremlini refuzoi të premten të komentojë mbi pretendimet e Kievit për rimarrjen e territorit pranë Kharkivit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.