Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumania arrin numrin më të madh të rasteve ditore në tre muaj

Rumania ka raportuar 16.760 raste të reja me COVID-19 të martën, më shumë se dyfishin e rasteve të ditës së kaluar dhe numrin më të lartë të rasteve ditore që nga tetori, derisa varianti Omicron bëhet varianti më dominues.

Rumania është shteti i dytë me më pak të vaksinuar i Bashkimit Evropian, ku më pak se 41% të popullsisë janë të vaksinuar plotësisht për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve shtetërore dhe edukimit të dobët për vaksina.

Numri i infeksioneve të reja po i afrohet një niveli rekord prej 18.863 rastesh ditore që ishte shënuar në tetor, edhe pse atë kohë shtrimet në spital ishin në numër më të vogël.

65 persona vdiqën nga virusi brenda 24 orëve të fundit.

Rumania ka shkurtuar izolimin dhe periudhën e karantinimit për personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19.