Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.
"Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende", thuhet në një deklaratë të Ministrisë rumune të Shëndetësisë më 5 dhjetor.
Ndër tjerash, aty shtohet se ishin afër 2.000 raste të reja në 29 nga 41 qarqet e Rumanisë.
Rumania është përballur me rënie të vazhdueshme të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit, që është nxitur nga fushatat kundër vaksinimit të fëmijëve nëpër mediat sociale./ REL
Artikuj të ngjashëm
-
Nga 103 rastet me fruth sivjet, 98 prej tyre ishin të pavaksinuar
-
Afër 3 mijë fëmijë nuk u vaksinuan me kohë kundër fruthit në 2025, profesionistët alarmojnë për pasojat
-
Dyfishohen rastet e fruthit në Evropë dhe Azi qendrore më 2024, shifrat më të larta nga 1997-a
-
IKSHPK-ja apel prindërve që fëmijët ta marrin vaksinën e fruthit
-
11 raste me fruth në Shqipëri