Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ruanda mbyll kufirin me Kongon si përgjigje ndaj krizës me ebolën

Ruanda ka mbyllur kufirin me Kongon, si përgjigje ndaj krizës me ebolën.

Së paku 2 njerëz kanë vdekur nga virusi në qytetin Goma, e që ndodhët në kufi me Ruandën, transmeton KTV.

Presidenca kongoleze deklaroi se vendimi i Ruandës ishte i njëanshëm, dhe nuk i pëlqeu shumë kjo ide. Por, ka shqetësime se sëmundja mund të përhapet lehtë përtej kufiri meqë shumë ruandasë udhëtojnë vazhdimisht në Goma.

Ndonëse në Ruandë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me ebola, megjithatë shteti ka hapur një qendër trajtimi dhe po përgatit 23 qendra izolimi në rast të infektimit.

Në anën tjetër saktë një vit më parë Kongo kishte shpallur krizën më të madhe shëndetësore shkaku i ebolës, derisa më shumë se 1800 njerëz kishin vdekur.