Ruanda i ka ndaluar xhamitë në kryeqytetin Kigali të përdorin autoparlantët gjatë lutjeve.
Autoritetet thonë se lutjet pesë herë në ditë i kanë shqetësuar banorët e qarkut Niarugenge, ku ndodhet numri më i madh i xhamive, transmeton rel.
Muajin e kaluar, rreth 700 kisha janë mbyllur pasi nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.
Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.
Qeveria tha se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhamisë Qendrore të Këlnit i lejohet transmetimi i ezanit me altoparlantë të premteve
-
Presidenti i Tanzanisë s’e merr seriozisht koronavirusin, bën thirrje që ekonomia të ecë e njerëzit t’i luten Zotit
-
Ruanda mbyll kufirin me Kongon si përgjigje ndaj krizës me ebolën
-
Shënohet 25-vjetori i gjenocidit në Ruandë
-
Xhamitë nëpër botë mbulohen me lule, shpërndahen mesazhe paqeje “Ju duam”