Rritja e rasteve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë nuk po e pengon funksionimin e Qeverisë së SHBA-së, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, raporton agjencia Reuters.
Në mediume është raportuar se dy pjesëtarë tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
E pyetur nëse koronavirusi në mesin e stafit të administratës Trump dhe sentaorëve republikanë në SHBA po dëmton aftësinë e funksionimit të qeverisë federale, McEnany ka thënë se jo aspak.
Ajo këtë e ka thënë gjatë një interviste për “Fox Business Network”.
Në ndërkohë, dy anëtarë tjerë të stafit në Shtëpinë e Bardhë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, një ditë pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pas tri netëve qëndrimi në spital me koronavirus.
Edhe
27 veta nga rrethi i presidentit Trump, të infektuar me koronavirus
Një nga shërbyesit e Trumpit, një anëtar aktiv i ushtrisë së SHBA-së që ka udhëtuar me presidentin javën e kaluar, është i infektuar me koronavirus, ka njoftuar Bloomberg, duke cituar burime.
Po ashtu është raportuar se një ndihmës tjetër ushtarak i Trumpit është infektuar me virus.
Deri më tash janë regjistruar së paku 16 raste me koronavirus në mesin e stafit në Shtëpinë e Bardhë dhe personave që kanë vizituar së fundi kompleksin, përfshirë këtu edhe McEnanyn.
Disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë ishin infektuar me koronavirus më herët këtë vit.
Edhe
Edhe një ndihmës i Trumpit infektohet me koronavirus
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se presidenti Donald Trump është shumë mirë dhe nuk po shfaq simptome të COVID-19.
“Ai ka pasur një natë të qetë dhe sot nuk ka raportuar për simptome. Shenjat vitale dhe kontrolli fizik mbetet stabil, niveli i oksigjenit është 95-97 për qind. Në përgjithësi ai është mjaft mirë”, është thënë nga Conley.