Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet presioni për armëpushim për Fitër Bajram në Sudan

Presioni diplomatik për tu dhënë fund luftimeve që lanë të paktën 300 të vdekur në javën e fundit në Sudan po rritet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe vende të tjera po bëjnë presion për një armëpushim treditor për të shënuar festën e Fitër Bajramit.

Në Sudan ushtria e rregullt po lufton një forcë paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

RSF-ja thotë se ka rënë dakord për një armëpushim 72-orësh mbi baza humanitare, derisa për këtë nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria.

Armëpushimi sipas RSF-së ka nisur të premten në orën 06:00, për të mundësuar festimin e Bajramit të Madh.

Megjithatë në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, ende janë duke u dëgjuar të shtëna dhe shpërthimeve.

Dy përpjekje të mëparshme për armëpushim kanë dështuar.

Edhe Respektohet armëpushimi pas negociatave në Sudan Botë Respektohet armëpushimi pas negociatave në Sudan

Shpresa e fundit për një armëpushim të përkohshëm erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim për të lejuar civilët të arrijnë sigurinë.

Armëpushimi për Bajramin e Madh, sipas Guterres "duhet të jetë hapi i parë drejt pushimit të luftimeve dhe hapja e rrugës për një armëpushim të përhershëm".

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje gjithashtu që luftimet të pushojnë të paktën deri të dielën. /BBC