7 ushtarë amerikanë kanë vdekur si pasoj e rrëzimit të helikopterit në Irakun perëndimor .
Helikopteri HH-60 Pave Hawk është rrëzuar afër al-Qaim, një qytet në provincën Anbar, afër kufirit me Sirinë, dje, pasi ka goditur telat e linjës së energjisë, raporton dailymail, transmeton koha.net.
Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se ky helikopter nuk ishte në mision luftarak, dhe se nuk ka pasur indikacione se ai është rrëzuar nga ndonjë sulm armiqësor.
Në deklaratën e Qendrës Komanduese të ushtrisë së SHBA-së është thënë se helikopteri i ushtrisë amerikane ishte duke bartur anëtarë të shërbimit të SHBA-së u rrëzua në Irakun perëndimor, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,200 trupa në Irak si pjesë e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak
-
Përplasen dy helikopterë të tjerë të Ushtrisë amerikane, vdesin tre ushtarë
-
Një grup irakian merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit amerikan
-
Aeroplani ushtarak amerikan rrëzohet në Irak
-
Raportohet për gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në New York