Dy helikopterë të ushtrisë amerikane u përplasën dhe u rrëzuan në Alaskë teksa po ktheheshin nga një fluturim stërvitor, duke lënë të vdekur tre ushtarë dhe duke lënë të lënduar një të katërt.
Dy nga ushtarët vdiqën në vendin e përplasjes pranë Healy, Alaska, dhe një i tretë vdiq rrugës për në një spital, tha ushtria në një deklaratë, raportoi AP.
Secili nga helikopterët AH-64 Apache bartte dy persona në momentin e rrëzimit.
"Kjo është një humbje e pabesueshme për familjet e këtyre ushtarëve, shokët e tyre ushtarë dhe për divizionin", tha në deklaratën e ushtrisë gjeneralmajor Brian Eifler.
Kjo është përplasja e dytë që ka përfshirë helikopterë ushtarakë në Alaskë. Në shkurt, dy ushtarë u lënduan nga përplasja.
-
Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
-
Nëntë të vdekur nga përplasja e helikopterëve të ushtrisë amerikane
-
Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak