Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

Një numër njerëzish mund të jenë vrarë pas përplasjes së helikopterëve të ushtrisë amerikane në Kentucky.

Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, tha se ishte "lajm i vështirë" dhe se “priten viktima".

Raportet lokale të lajmeve thonë se deri në nëntë persona mund të jenë vrarë.

Ushtria lokale konfirmoi se ishin helikopterët e tyre të përfshirë në përplasje, raportoi BBC.

Një zëdhënës ushtarak ka thënë se përplasja mes dy helikopterëve ndodhi gjatë një misioni rutinë stërvitor.